Grossruck, Afganistani dhe plazhi në Spille
Edhe unë, ashtu si shumë shqiptarë të devotshëm që ulin kokën e shohin punën e tyre, që shtrojnë kurrizin dhe lënë t‘u hipin në shpinë lloj-lloj batakçinjsh, edhe unë, pra, si shumë shqiptarë të tjerë që shqetësohen kur dikush merr nëpër gojë familjen e Kryeministrit dhe e akuzon atë se po qeveris me shokët e çunit dhe me miqtë e gocës, edhe unë, pra, nuk do të isha kujtuar për zgjedhjet e 28 qershorit po të mos kishte vizituar Shqipërinë para disa ditësh Wolfgang Grossruck, zv/presidenti i Asamblesë së OSBE-së. Ai erdhi dhe u shfaq i qeshur, i skuqur në fytyrë, me një pamje të lumtur që të kujtonte ata personazhet e filmave anglezë të viteve ‘80, me faqe të kuqe dhe me yndyrë në mjekër e në gushë, i shëndetshëm dhe i lumtur aq sa të dukej se fliste jo në këmbë, por nga ndonjë tavolinë e gjatë banketi dhe tingujt i nxirrte aq qartë sa të dukej se pastërtia e tyre nuk mund të prodhohej aq bukur, po të mos e dije që ai sapo kishte mbaruar një drekë të bollshme dhe po fliste bash në çastin ku sapo kishte fshirë buzët e lyrosura nga ushqimi i shëndetshëm dhe i bollshëm që sapo kishte ngrënë. Këtë përshtypje të linin fjalët ose ajo shprehja e famshme e tij: "Ishin zgjedhjet më të mira që janë bërë ndonjëherë". Të dukej se donte të thoshte që ishte dreka më e shkëlqyer që kam ngrënë ndonjëherë.
Mua sa herë që flitet për zgjedhjet e 28 qershorit dhe për komentet mbi to më kujtohet fshati Otllak i Beratit, Genc Pollo, dhe një djalë me emrin Maliq. Mbaj mend se në kohë të fushatës Genc Pollo bënte takime vetëm në fshatin Otllak. Më mbeti merak që nuk e mësova se si kishin dalë zgjedhjet në Berat dhe në Otllak, sepse gjykata e zgjedhjeve nuk ma mundësoi një gjë të tillë. Ndërkaq, zoti Grossruck më qetësoi edhe një herë javës që shkoi. Mirëpo këto ditë u mbajtën zgjedhjet edhe në Afganistan dhe atje, siç e dimë të gjithë, situata nuk është si te ne, si në Otllak fjala vjen ku çdokush mund të bëjë fushatë parazgjedhore dhe të bisedojë me intelektualët siç bënte zoti Pollo në Otllak bashkë me Maliqin. Jo, në Afganistan, talebanët janë bërë një kërcënim i jashtëzakonshëm dhe ai vend i martirizuar po vuan ende në mënyrë tragjike. Mua, sa herë që flitet për atë vend, më vjen ndërmend Khaled Hosseini, shkrimtari i famshëm afgan dhe libri i tij "Gjuetari i Balonave". Më kujtohen Herati dhe pashtunët, zakonet e tyre që ngjajnë si dy pika uji me tonat, temperamenti dhe... Për fat të keq në zgjedhjet e dyta pas vitit 2001 Afganistani filloi të na ngjajë më shumë. Edhe atje zgjedhjet u prishën në pjesën më të madhe. Edhe atje demokracia, nëse mund të quhet kështu, sistemi që po ndërtohet në atë vend, ka marrë plagën më të rëndë. Tani janë tre liderë që më vijnë në mend dhe që akuzohen se kanë vjedhur votat dhe kanë shkatërruar zgjedhjet. Ahmadinexhadi i Iranit, Hamdi Karzai i Afganistanit dhe Sali Berisha i Shqipërisë ose Saleh El Bashir i Albanisë.
Në Shqipëri media dhe opinioni nuk po merret aq sa duhet dhe ashtu si duhet me zgjedhjet e 28 qershorit. Shqiptarët nuk janë mësuar me demokracinë dhe e pranojnë fatin e tyre ekzistencial ashtu si t‘u vijë. Spartak Ngjela, me shumë të drejtë, thoshte në një intervistë në gazetën "Korrieri" se këto zgjedhje ishin nga më kriminalet e organizuara më parë. Mirëpo vetëm kaq se më tej kjo vetëdije nuk ekziston. Pas kësaj ne do të ulim kokën dhe do të pranojmë të qeverisemi nga ata që na sundojnë me anë të vjedhjes lirisht të votave. Në këtë pikë ne jemi të gjithë njëlloj. Dikush thotë se shqiptari e duron të keqen. A nuk ndodhi kështu me diktaturën? Shqiptari nuk e përballon të mirën, thonë po ata. Nga e mira ai luan mendsh. Këto aksioma cinike që vijnë nga një lloj antropologjie fisnore duket se janë në themel të subkoshiencës së atyre politikanëve që i sundojnë bashkëqytetarët e tyre siç bënte dikur agai mbi bujkun apo qehajai e beu mbi fshatarët që dhunonin e shtypnin. Kjo vetëdije cinike ngjall frikën te shumica dhe i bën gjela e trimosha disa të tjerë. Kjo vetëdije cinike bën që territori i një vendi të ndahet mes të fortësh e mes cubash, aq sa të duket vetja se nuk jeton në një shtet por në një komunitet pashtun. Si mund ta vërtetojmë këtë? Ja një shembull. Të dielën isha në Spille, në plazhin e bukur të Kavajës, që shënohet me një tabelë që të bën edhe të nënqeshësh: "Beach of Spille". Shumë bukur! Mbarojmë rrugën e papërfunduar mirë dhe afrohemi në Beach of Spille. Aty është një postbllok dhe dy trimosha të katundit, me brekë të shkurtra, me kapele dhe me flokë gjithë yndyrë, e natyrisht me një gjerdan floriri të trashë në gushë, kanë vënë një tra hekuri që e ulin dhe e ngrenë sa herë që kalon ndonjë makinë. Njëri nga trimoshat të afrohet te dritarja e makinës, të sheh në sy dhe nëse ti nuk e ke gati 100 lekëshin e ri, nuk dihet se çfarë mund të ndodhë. Unë si shqiptar i mirë dhe kokulur e kam bërë gati monedhën e hekurit dhe trimoshi, pa më parë fare, ma merr, e fut në xhep dhe trau i hekurit ngrihet. Kur futem në Beach of Spille, shoh qindra makina që kanë kaluar traun dhe nuk guxoj të mendoj se sa lekë mund të fitojnë në ditë trimoshat me brekë të shkurtra me kapele plazhi dhe me zinxhir floriri në qafë. Nuk guxoj të pyes as se si reagon komuna në të tilla raste, sepse më kujtohet që në mes të Tiranës, po të shkosh në spitalin "Nënë Tereza" e të futesh të parkosh makinën, të ndodh e njëjta gjë. Të marrin lekët dhe nuk të japin biletë. Ose po të shkosh në Qendrën e Rinovimit të Patentave te kompleksi "Aurora Grup", aty grupe fëmijësh e të rinjsh të ardhur nga zonat e Veriut që kanë zaptuar tokat e kanë bërë shtëpi pa leje, kanë zënë edhe tokën para godinës, e kanë ndarë në copëza dhe nëse ti lë makinën aty duhet t‘u paguash djelmoshave, ndryshe jo vetëm që nuk parkon, por mund të të ikë edhe makina. Mua më kujtohet Napoli dhe ndarja e territorit nga mafia në atë qytet. Ja, them me vete, kështu do të ketë filluar dhe atje dhe mendoj ditët që do të vijnë.
Jam përsëri kurioz për zgjedhjet në Afganistan dhe mësoj se organizmat europianë në vlerësimin për to kanë gjetur një formulë "prekëse". Zgjedhjet në Afganistan ishin të "barabarta" por "jo të lira". Ndërsa në Shqipëri them me vete ishin të lira, por jo të barabarta. Ky vlerësim ishte për ditën e zgjedhjeve. Ndërsa tani, përherë e më shumë po dalin në dritë parregullsitë dhe manipulimet. Ja si shkruan korrespondenti i "Le Monde": "Në një qendër zgjedhore në provincën Laghman (lindje), u njoftua se përqindja e pjesëmarrjes ishte 74%. Kjo është e paimagjinueshme edhe për fantazistët më të mëdhenj. Në një qendër tjetër votimi, në të njëjtën provincë, numri i fletëve të votimit ishte më i madh se ai i votuesve" (Fédéric Bobin, "Le Monde", 25.08.09). Ja thashë me vete, njësoj si në Shqipëri, njësoj si në Shkodër apo si në Otllak, atje ku Genc Pollo dhe deputeti Maliq bënin takime me intelektualët e zonës. Pas zgjedhjeve në Afganistan, gazetari i "Le Monde" shkruante se jemi përballë një skenari si ai i Teheranit. Kandidati i opozitës, Abdullah po bën thirrje për qetësi. Hollbruk, i dërguari i SHBA-së, kërkon të ruajë drejtpeshimin, sepse strategjia amerikane për vendosjen e paqes dhe demokracisë në Afganistan nuk ka llogaritur mesa duket edhe etjen e Karzait për pushtet. Ndërkaq Ahmadinexhadi e ka krijuar qeverinë e tij me besnikë e militantë, por ka ftuar në qeveri edhe tri femra. Edhe Sali Berisha i Shqipërisë ose Saleh el Bashir i Albanisë, siç e thërrasin atë në Afganistan e në Iran, ka lajmëruar se do të përfshijë në qeverinë e tij edhe tri ministra jo fanatikë të PD-së as femra, por nga LSI-ja. Ndërkaq populli shqiptar bëhet gati të ulë kokën dhe të shtrojë kurrizin që të punojë me vetëmohim për të mirën e atdheut që Kryeministri ynë e do aq shumë dhe nën dritën e tij dhe të familjes së tij të kapërcejë vështirësitë që mund t‘i nxjerrin përpara qoftë opozita armike Edi Ramës, qoftë media me Gojën Kyçur. Pas kësaj unë jam bërë gati përsëri që të pres zotin Grossruck dhe ta dëgjoj të më thotë edhe një herë: "Ishin zgjedhjet më të mira të bëra ndonjëherë". Do të kthehem në krahun tjetër dhe do të këputem në një gjumë të thellë. Fjalë si këto nuk mund të gjesh për të fjetur, për t‘ia marrë me gjumë, po me një gjumë të thellë...