E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan denohet me 3 vjet burg ish-drejtori i burgut te Rrogozhines

Dënohet me 3 vjet burg e 7 milionë lekë gjobë nën akuzën për korrupsion pasiv e shpërdorim detyre ish drejtori i burgut të Rrogozhinës Pajtim Nurja. Bashkë me të janë dënuar edhe 3 sekserë të tij, Denis Tosku me dy vjet burg dhe 7mln lekë gjobë, Fatos Gosa 2.5 vjet burg e 7 mln lekë gjobë, Naim Maçi një vit burg e 4 mln lekë gjobë. Ndërsa i akuzuari tjetër Ismail Çunami doli i pafajshëm. Çështja ka qenë në hetim prej disa kohësh në prokurorinë e Elbasanit dhe pas përfundimit të disa seancave gjyqësore organi i akuzës ka dalë në përfundim se ish drejtori ka abuzuar me detyrën duke favorizuar të dënuarit në këmbim të përfitimeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›