Italia himni ne kostume

Asnjë atlet italian në Lojërat Olimpike “Londër 2012” nuk do të mund të justifikohet duke thënë se ka harruar fjalët e himnit kombëtar. Mjafton që “axurrët” pjesëmarrës në olimpiadën e kësaj vere të shikojnë brenda xhaketave apo kostumeve sportive, për të gjetur fjalët që duhet të këndojnë.
Në kostumin zyrtar të përfaqësueses italianë në “Londër 2012”, të dizenjuara dhe prodhuara nga stilisti i famshëm Xhorxho Armani, për të parën herë në historinë e Lojërave, një skuadër olimpike do të ketë himnin të qepur në kostume.
Të gjitha fjalët e himnit italian të Mamelit janë shkruar me gërma të arta brenda xhaketave apo kostumeve sportive, në lartësinë e zemrës. Ndërkohë, në bluza është vendosur vetëm pjesa e parë e himnit brenda jakës.
“Krenaria patriotike është çelësi i të gjithë projektit”, shpjegoi stilisti i famshëm 77-vjeçar gjatë prezantimit të “Koleksioni Itali”. I gjithë koleksioni, ku përfshihen kostumet zyrtare, kostumet sportive, atletet për stërvitje dhe vrapim me teknologji novatore karboni e madje edhe valixhet, përbëhet në total nga 50 elementë për secilin atlet.
Të gjithë aksesorët kanë markën “EA7” të Emporio Armanit në krahun e djathtë, ndërsa në të majtin ndodhet emri i përfaqësueses dhe logoja e olimpiadës, ndërsa në pjesën e pasme të emrit, shkrimi Itali shoqërohet nga grafikat e stadiumit olimpik të Romës. Në kostumin zyrtar të Italisë kombinohen ngjyrat blu e errët dhe e bardhë, për të transmetuar idenë e elegancës klasike.