E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan, dhunohet një grua, kryefamiljari vdes nga infarkti

Ngjarja u regjistrua në fshatin Pekisht të Peqinit, kur një 37-vjeçar ka dhunuar me sende të forta tre anëtarë të familjes Ferhati. Sipas policisë, Lutfi Çullhaj ka goditur me sende të forta shtetasit E.Ferhati,  54-vjeçe, I.Ferhati, 34-vjeç,   Th.Ferhati, 32-vjeçe.

Gjatë këtij konflikti, është dëmtuar në pjesë të ndryshme të trupit shtetasja Th.Ferhati, e cila aktualisht ndodhet e shtruar ne Spitalin Kirurgjik Elbasan, ku mori mjekimin e nevojshëm dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa kryefamiljari shtetasi Jaho Ferhati pas këtij konflikti nuk është ndier mirë nga ana shëndetësore, ku ka gjetur vdekjen në banesën e tij. Ekspertët e policisë shkuan në vendin e ngjarjes, ku gjatë këqyrjes së kufomës së këtij shtetasi, nuk u konstatuan shenja dhune apo dëmtime të tjera trupore.

Paraprakisht mendohet se shkak i vdekjes mund të ketë qenë një infarkt kardiak. Policia arrestoi autorin e ngjarjes. Po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.  /S.Ll/Start/
 

                                                                                             2012-05-28 10:20
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›