E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, dhunojnë mjekun e spitalit, në pranga 4 të rinj

4 të rinj në gjendje të dehur, janë konfrontuar me mjekun roje të urgjencës së spitalit, në rrethin e Elbasanit. Policia ka arritur të arrestojë të rinjtë, të cilët pasi janë grindur me mjekun, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj tij. Në pranga janë vënë Evis Tola, Julian, Klajdi dhe Migen Sulonjaku.

Policia ka nisur hetimin për ngjarjen, ndërkohë që ende nuk dihen arsyet pse të rinjtë kanë dhunuar mjekun roje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›