Bulqizë, 5 minatorë lënë grevën e urisë

Mungesa e hapësirave në galerinë e minierës së Bulqizës, ka qenë shkaku që 5 prej minatorëve të lënë grevën e urisë. Ndërsa 20 minatorët e tjerë janë të vendosur për vijimin e grevës deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
Minatorët prej ditës së djeshme kanë nisur grevën e urisë, pas 22 ditë protestash në Tiranë dhe Bulqizës për mosplotësimin e kërkesave të tyre për përmirësimin e kushteve të punës, uljen e moshës së pensionit dhe rritjen e pagës.
Ditën e djeshme 25 minatorët u futën në grevë urie në ambientet e minierës së Bulqizës, 1400 metra nën tokë, ndërsa pjesa tjetër e tyre vijon protestat pranë “ACR”.