Bulqizë, minatorët vazhdojnë grevën e urisë 1400 metra nën tokë
BULQIZE- Në një galeri të errët të minierës së kromit, 1400 metra nën tokë, 25 minatorë kanë kaluar natën për të hyrë sot në ditën e dytë të grevës së urisë.
Shkak për nisjen e grevës së urisë, pa afat sic deklarojnë ata është bërë shpërndarja e disa fletushkave nga kompania, të cilat i kthenin përgjigje negative kërkesave të minatorëve.
Inisiativa, është përshkallëzim i protestës që minatorët kanë nisur që prej 4 korrikut për të plotësuar kërkesat e tyre me karakter ekonomik dhe social.
Minatorët kërkojnë rritjen e pagave në masën 20%, heqjen e taksës së dyfishtë, përmirësim i kushteve në punë, uljen e moshës së pensionit dhe largimin e subjekteve të palicencuara.
Por këto kërkesa të parashtruara edhe në tubimet e zhvilluara prej tyre në ambientet e kompanisë koncencionare "ACR", në qendër të qytetit të Bulqizës dhe për 5 ditësh radhazi para Kryeministrisë në Tiranë vazhdojnë të bien në vesh të shurdhër.
Ndërkaq pjesa tjetër e minatorëve vazhdon protestat në mbështetje të grevistëve. Disa prej minatorëve janë duke protestuar para ambjenteve të kompanisë ACR, dhe një pjesë tjetër pranë pusit 16 të minierës, për të cilin kërkojnë që të kryhen punime për thellimin e tij.
(s.g/balkanWeb)