E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mandati i Seserit përfundon në Gjykatën Kushtetuese

Në listën e radhës së deputetëve të Qarkut të Durrësit është Gjon Bardhi nga Partia Socialiste, aktualisht kryetar i Bashkisë së Fushë Krujës, por ky i fundit e ka refuzuar të marrë mandatin e deputetit, duke preferuar të qëndrojë në postin e kryebashkiakut.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike kërkon që mandati i deputetit të merret nga Bardhi, i radhës në listë, çka kundërshtohet nga Partia Socialiste. Kjo e fundit kërkon që mandati të zëvendësohet nga një tjetër kandidat në listë që vinte pas Bardhit, Edison Konomi. Përballë kësaj situate, mazhoranca ka vendosur që ta dërgojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese.

"Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, pasi dëgjoi mendimet dhe argumentet e të gjithë anëtarëve të tij, u shpreh për dërgimin në seancë plenare, të raportit me qëndrimet e të të dy palëve", thuhet në njoftimin e Kuvendit pasditen e djeshme pas mbledhjes së Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin. /Start/

                                                                                             2012-04-03 08:43
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›