E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elvis Cefa propozohet në vend të Kreshnik Spahiut në KLD

TIRANE - Elvis Cefa, kreu aktual i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, pritet të zëvendësojë Kreshnik Spahiun si anëtar të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Cefa pritet të votohet në parlament në seancën e ditës së enjte. Propozimi për kandidaturën e Elvis Cefës u bë sot nga Grupi Kuvendor i PD-së në Komisionin e Ligjeve.

Gazeta Shqiptare shkruan sot se kandidatura e Elvis Cefës është vendosur dje në mbledhjen e grupit të PD-së. Kryeministri Sali Berisha gjatë prezantimit të emrit, vlerësoi eksperiencën e gjatë si jurist të kreut aktual të AKKP-së. Berisha është shprehur më tej se Cefa i plotëson të gjitha kriteret për anëtar të ri të KLD-së, duke përmendur eksperiencën e tij si jurist prej më shumë se 15 vitesh, siç e kërkon ligji. Mësohet se brenda grupit nuk ka pasur asnjë kundërshtim nga deputetët për emrin e zotit Cefa.

Vendi vakant si anëtar i KLD-së i mbetur bosh u takon demokratëve, pas shkarkimit të Kreshnik Spahiut nga komisioni hetimor parlamentar i ngritur nga PD-ja dhe pa pjesëmarrjen e opozitës.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›