E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndahet nga jeta Kiro Gligorov, presidenti i parë i Maqedonisë

SHKUP- Është ndarë nga jeta Kiro Gligorov, presidenti i parë maqedonas i zgjedhur në mënyrë demokratike pas ndarjes me Jugosllavinë. Lajmi bëhet i ditur nga Radio Evropa e Lirë.

Zyra e Gligorovit ka bërë të ditur se presidenti i dikurshëm ka ndërruar jetë në gjumë, në shtëpinë e tij në Shkup, pasditen e djeshme.

Ai kishte shërbyer dy mandate në vitet 90-të, kur vendi u nda nga Jugosllavia. U zgjodh president në janar të vitit 1991, në kohën kur vendi ishte ende nën Republikën Jugosllave.

Gligorov udhëhoqi qytetarët drejt referendumit, në të cilin ata votuan për pavarësi. Maqedonia ishte republika e vetme që u shkëput nga Jugosllavia pa luftë.

Gligorov ishte ri zgjedhur për një mandat të dytë në vitin 1994. Një vit më vonë, ai u plagos rëndë nga një shpërthim bombe në veturë.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›