E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, digjet plotësisht tregu i komunitetit rom

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë mëngjesin e sotëm tregun e komunitetit rom në lagjen “5 Maji” në qytetin e Elbasanit.
 

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e zjarrëfikësve të cilat kanë bërë të munduar shuarjen e flakëve.
 

Mësohet se si pasojë e zjarrit nuk ka të lënduar në njerëz por tregu është djegur plotësisht duke shkaktuar edhe dëme të shumta materiale.
 

Ende mbeten të paqarta shkaqet e rënies së zjarrit në tregun e komunitetit rom por policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›