E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kakavijë, emigrantët kthehen në vendet e punës

Vijon fluksi i emigrantëve të cilët kthehen në vendet e tyre të punës në shtetin grek.

Gjatë 24 orëve të fundit në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë si dhe Pikës Kufitare të Tre - Urave Çarshovë Përmet kanë dalë 5.719 persona si dhe 1.376 automjete ndërsa kanë hyrë 2.494 persona si dhe 705 automjete.
 

Nga pala shqiptare është punuar me 5 sportele në dalje dhe 3 në hyrje ndërsa nga pala greke punohet me 3 sportele në hyrje dhe 2 në dalje.
 

Sipas informacioneve ka kjo pikë doganore lëvizja e emigrantëve në të dyja anët e kufirit vijon normalisht pa krijuar radhe apo vonesa.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›