E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tepelenë, arrestohet për zjarrëvënie 23-vjeçari

Një 23-vjeçar nga Tepelena është arrestuar nga policia me akuzën e zjarrëvënies. Burime nga policia bëjnë me sije se është arrestuar shtetasi Ergest Mera, lindur dhe banues në fshatin Zhapokikë të komunës Luftinjë të rrethit Tepelenë pasi në vendin e quajtur përroi i Kallemës, në afërsi të lagjes "Mera" të fshatit Zhapokikë të komunës Luftinjë të rrethit Tepelenë, i ka vënë zjarrin kullotës, me qëllim rigjenerimin e saj dhe është larguar menjëherë në banesën e tij.
Por si pasojë e erës së fortë zjarri është përhapur në disa drejtimi duke përfshirë një sipërfaqje të madhe kullote me barë shkurre dhe koçimare, dhe më pas zjarri ku ka rrethuar lagjen Mera.
Zjarri si pasojë e erës së fortë nuk është mbajtur dot nën kontroll nga banorët e lagjes të cilët kanë dalë menjëherë kur zjarri është afruar afër banesave të tyre dhe kanë lajmëruar repartin zjarrfikës si dhe policinë.
Brenda pak minutash zjarri ka përfshirë të gjitha kopshtet e banesave të lagjes Mera , kasollet e bagëtive dhe më pas zjarri ka përfshirë edhe një banesë.
Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrëfikëset të cilët të ndihmuar edhe nga punonjësit e policisë , kanë bërë të mundur shpëtimin e banesave të tjera që ishin ngjitur me banesat që ishin përfshirë në flakë.
Menjëherë forcat e policisë kanë bërë të mundur arrestimin e 23-vjeçarit për veprën penale të "Shkatërrimit të Pronës me zjarr".
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›