E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olli Dy avione turq per shuarjen e zjarreve

Dy avionë turq do të vihen në dispozicion të emergjencave civile për shuarjen e zjarreve. Sipas kreut të emergjencave civile Alfred Olli në dy ditët në vijim pritet që avionët turq të nisin punën në zonat me të nxehta.

Për shkak të terrenit të thyer malor ndërhyrja tokësore e zjarrfikësve ka qenë e pamundur megjithatë efektivët e ushtrisë dhe emergjencave civile kanë bërë të mundur që disa vatra zjarri të shuhen. Kështu nga 25 vatra zjarri që kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit janë aktive vetëm 15 prej tyre.

Në të gjitha rastet e zjarreve të shënuara këtë sezon në vendin tonë sipas specialistëve treguesit konstatojnë zjarrvënie të qëllimshme nga ana e banorëve, pasi sipas tyre nuk mund të flasim për zjarr nga temperaturat e stinës, sepse në lartësitë e maleve ku ka patur zjarr, temperatuarat nuk shkojnë më shumë se 16-18 gradë C. Me modesti Olli pranon se nga bashkëpunimi me komunitetin dhe njësitë e qeverisjes vendore ka patur ulje të rasteve të zjarrit krahasuar me një vit më parë.

Pavarësisht se situata e këtij viti është më e lehtë se një vit më parë kreu i emergjencave civile bën apel për bashkëpunim mes komunitetit dhe njësive vendore për parandalimin e zjarreve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›