Tiranë, ekzekutohet me armë pronari i një supermarketi
Kryeqyeti tronditet sërisht nga plumbat dhe këtë herë ato i kanë marrë jetën 54-vjeçarit Petrit Kurti. Mbrëmjen e djeshme , në lagjen Yzberisht, afër shkollës, Kurti është qëlluar nga dy plumba ku njëri e ka prekur në këmbë dhe një tjetër në kraharor. Ky i fundit duket se ka rezultuar fatal pasi i ka prekur zemrën. I plagosur në gjendje të rëndë 54-vjeçari nuk ka mundur do të shkojë në spitalin ushtarak, për të marrë ndihmën mjekësore pasi ka gjetur vdekjen gjatë rrugës.
Sipas informacioneve vrasja ka ndodhur brenda një supermarketi i cili ishte në pronësi të viktimës. Autori i krimit është arratisur menjëherë nga vendngjarja dhe sipas të dhënave ai nuk ka qënë i maskuar, por thjesht ka pasur një kapele, çka të bën të mendosh se viktima dhe autori njiheshin më parë.
Një kamera e vendosur në minimarket e ka filmuar të gjithë skenën dhe kjo duket se do të jetë çelësi i zbardhjes se si ka rrjedhur ngjarja dhe kush është autori i krimit. Blutë e kryeqytetitit kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes si dhe kanë ngritur disa postoblloqe për kapjen e autorit të kësaj vrasjeje.
Motivet nuk jamë bërë akoma të qarta por, një nga pistat kryesore që po heton policia është ajo për një sherr pronësie.