E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan, digjet plotësisht tregu i romëve

ELBASAN- Gjatë orës 02:30 të mëngjesit të sotëm është djegur plotësisht tregu i romëve në lagjen ‘5 Maji’, në qytetin e Elbasanit. 

Zjarri ka vijuar deri rreth orës 05:30 minuta, ndërsa të gjitha zjarrfikëset e qytetit të Elbasanit u angazhuan për të vendosur në kontroll flakët e zjarrit.

Nga të dhënat paraprake mësohet se zjarri i vendosur mund të ketë qënë i qëllimshëm.

Djegia e tregut rrezikoi njëkohësisht banesat dhe objektet përreth tij.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›