Shkelje të rënda në dëm të bankave, MD procedon 5 gjyqtarë
TIRANE- Ministria e Drejtësisë ka nisur sot procedimin penal për 5 gjyqtarë, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur për shkelje të rënda proceduriale, në dëm të sistemit bankar.
Mësohet se gjyqtarët i përkasin Gjykatës së Tianës, asaj të Durrësit dhe Matit.
Sipas Ministrisë së Drejtësisë, këta gjyqtarë kanë kryer shkelje në fushën e gjykimeve civile, pasi kanë pezulluar ekzekutimin e kredive të këqija, duke i shkaktuar dëme të rënda sistemit bankar, ndërsa nga ana tjetër kanë favorizuar debitorët e bankave.
Ministria e Drejtësisë shprehet e vendosur për të evidentuar të tjera raste devijimesh.
(ma.ar/BalkanWeb)