Sot takim i vështirë dhe i rëndësishëm, Merkel-Samaras
Kryeministri grek Antonis Samaras do të takojë sot paradite në Berlin, kancelaren gjermane Angela Merkel.
Takimi Merkel-Samaras është thelbësor, pasi aty do të diskutohet situata në Greqi, zhvillimet në lidhje me krizën e borxhit dhe eurozonën, ndërsa objektiv i Athinës është zgjerimi i programit të rregullimit fiskal dhe disbursimi i këstit të ardhshëm të kredisë për Greqinë.
Kryeministri Samaras do të paraqesë paketën e masave të ashpra të qeverisë greke dhe do të mbështesë idenë se Greqia ka ndërmarrë tashmë hapa të mëdha dhe do të bëjë më shumë në drejtim të stabilizimit fiskal, privatizimit dhe ndryshimeve strukturore, ndërsa kancelarja gjermane nuk duket se ka ndërmend të lëshojë pe, lidhur me kohën shtesë të programit apo për lehtësimin e kushteve për Greqinë.
Konsiderohet më i lehtë takimi i kryeministrit Samaras me presidentin francez Holand, nesër në mëngjes, në ora 10:30 në Paris.
Kryeministri grek dëshiron të shkëpusë deklarata pozitive sot nga Merkel dhe nesër nga Holand, për të ndryshuar sadopak atmosferën negative kundër Greqisë, në mënyrë që në samitin e BE-së në tetor dhe në mbledhjen e Eurogrupit, të merret vendimi pozitiv për lirimin e dozës së 31 miliardë euro.
Përfundimisht, me gjithë dëshirën për të kontribuuar në kursim duke udhëtuar me avionët e linjës si një qytetar i thjeshtë, kryeministri grek do të përdorë avion presidencial. Kjo është rekomanduar nga mjekët, për shkak të gjendjes së ndjeshme të syrit të tij të djathtë, që mund të preket ende nga presionet e larta në lartësi të mëdha.
Lidhje te tjera Holand: Dua Greqinë në euro, Merkel: Të vazhdojnë reformat