Elbasan, droga nga Maqedonia, 2 te arrestuar
TIRANE- Një sasi prej rreth 5 kilogram heroinë është bllokuar në gjatë natës në qytetin e Elbasanit. Operacioni është kryer nga Drejtoria e Antikrimit të organizuar dhe ishte koduar “Dhurata” . Droga është gjetur në makinë, me targa të huaja BA 433 LL, e cila po lëvizte në unazën e qytetit. Policia arrestoi dy personat që ndodheshin në të, Klevis Baxho, 31 vjec Arjan Tetova, 42 vjec. të dy nga qyteti i Elbasanit.Mësohet se heroina kishte ardhur nga Maqedonia dhe Shqipëria do të përdorej si vend tranzit për të transportuar drogën drejt vendeve europiane.Gjatë kontrollit të mjetit policia ka gjetur në bagazh një sasi mbi 2 kg heroinë. Operacioni ka vazhduar dhe me kontrollin e banesave të të arrestuarve. Sasia tjetër e heroinës është sekuestruar në banesën e njërit prej të arrestuarve. Gjithashtu në banesën e Klevis Baxhos është bllokuar dhe një pistoletë me 8 fishekë, si dhe një sasi të hedhash prej 130 mijë lekësh të reja. Ndërsa në banesën e Arjan Tetovës u kapën 13 mijë euro.Detajet e operacionit do të jepen në një konferencë për shtyp nga Drejtoria e antikrimit të organizuar në Tiranë.(s.g/BalkanWeb)