KQZ cakton neser daten e rivotimit ne Prizren e Lipjan
PRISHTINE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do të caktojë nesër datën për përsëritjen e votimeve të balotazhit në Prizren dhe në Lipjanë. Zyrtarë të KQZ-së bëjnë të ditur se takimi që pritet të zhvillohet të hënën do të qartësojë edhe çështja e rinumërimit të votave në Gjilan.Koalicioni LDK-AAK-LDD në Gjilan vlerëson se me 13 dhjetor ka ndodhur një deformim i procesit zgjedhor në këtë komunë dhe akuzon KQZ-ne ka shkelur ligjin dhe vendimin e KZAP-it. Koalcioni kërkon përsëritjen e zgjedhjeve në Gjilan.(s.g/BalkanWeb)