E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë/Aksident, 3 të vdekur, 4 të plagosur

Një aksident tragjik me disa viktima dhe të plagosur ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në Tiranë.
Tre persona kanë gjetur vdekjen dhe katër të tjerë kanë mbetur të plagosur në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" në kryeqytet. Aksidenti fatal ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes nga ku ka nisur hetimet. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasit, Klinton Milo 27-vjeç, Genti Shehu 37-vjeç dhe vajzë ende e pa identifikuar.

Ndërkohë që katër personat e plagosur janë dërguar me urgjencë në spitalin Ushtarak në Tiranë. Ata janë shtetasit Blerta Mekshi 23-vjeç, Arben Alla, 36-vjeç, Fatmir Leka 20-vjeç dhe Aldi Ishmaku 20-vjeç.

Aksidenti erdhi kur një makinë BMW me targa të huaja u përplas fort me një makinë tip Land Rover, teksa po udhëtonin në bulevard. Nga hetimet e para rezulton se shkak i këtij aksidenti të rëndë ka qenë dehja e drejtuesve por edhe pagjumësia.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›