E Diel, 1 Nëntor 2026

Kukes, nderpriten kerkimet, adoleshentja u vetembyt ne lum

KUKES- Policia nderpret kerkimet per gjetjen e 17 vjecares nga fshati Malqene i Kukesit. Vajza e zhdukur prej 4 ditesh dyshohet te jete hedhur ne lum. Hetimet e policise kane zbuluar se diten e ngjarjes adoleshentja ka patur nje konflikt me te emen. Pas kesaj ajo eshte larguar nga banesa per te mos u kthyer me. Kane qene vete prinderit e vajzes qe kane bere denoncimin per zhdukjen e saj ne polici. Policia ka nisur nga puna me marrjen ne pyetje te banoreve te zones, disa nga te cilet kane pohuar se kane pare 17 vjecaren mbi urën e lumit Drin. Menjehere policia ka kerkuar ne vendin e treguar ku jane gjetur kepucet dhe xhupi i saj. Kërkimet në lumë kanë qenë të pamundura pasi rrymat ne lume kane qene te shumta per shkak te reshjeve te shiut dhe bores te ketyre diteve.(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›