Elbasan, sekuestrohen rreth 5 kg heroinë
Sipas policisë, sasia e drogës vinte nga Maqedonia ndërsa është kapur në afërsi të unazës së qytetit, në makinën e njërit prej të arresturave. Ndërkohë, dy persona janë arrestuar nga operacioni i koduar “Dhurata”. Kështu në pranga kanë rënë shtetasit, Klevis Agron Baxho, 31-vjeç, lindur dhe banues në Elbasan, i dënuar me parë për vjedhje dhe Arjan Gori Petova, 42-vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Elbasan, i dënuar më parë për plagosje të rëndë. Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Klevis Baxho u gjetën dhe u sekuestruan 2 kg e 27.6 gr pluhur ngjyrë e kuqërremtë e dyshuar për lëndë narkotike heroinë, një pistoletë me 8 fishekë, si dhe 130 mijë lekë të reja. Ndërkohë që në banesën e shtetasit Arjan Petova u gjetën dhe u sekuestruan edhe 12 mijë e 950 euro. Materialet në ngarkim të shtetasve Klevis Baxho dhe Arjan Petova iu kaluan Prokurorisë për Krime të Rënda.