Elbasan, dy në pranga për plagosje dhe vjedhje

Fillimisht u arrestuar shtetasi Bashkim Allidri, 44-vjeç, banues në lagjen “11 Nëntori” Elbasan.
Ndalimi i tij u bë pasi ky shtetas, në fshatin Rrajcë të Librazhdit, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri tip pistoletë shtetasin A.Caka, në ambientet e një lokali.
Po kështu u bë i mundur ndalimi i shtetasit Elvis Uruçi, 31-vjeç, banues në lagjen “Skënderbej” Elbasan. Ndalimi i tij u bë pasi nga hetimet rezultoi se ky shtetas është autor i vjedhjes me thyerje të lokalit në pronësi të shtetasit E.K., 28-vjeç banues në lagjen “Skënderbej” Elbasan, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2008. Materialet në lidhje me dy ndalimet e mësipërme i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme. /Start/
2012-02-28 09:07