E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarri fik dritat, kryqëzori mbetet në mëshirë të fatit

Lajmi bëhet i ditur nga “BBC”-ja, e cila sqaron se asnjë person nuk është plagosur.

Kryqëzori “Costa Allegra” ndodhet në mëshirë të fatit më shumë se 200 milje në jug-perëndim të Seychelles, afër ishullit Alfons.

Varka të shumta janë rrugës për tek kryqëzori porse nuk do të mund të arrijnë atje deri në orë 15:00 të së martës (me orën lokale).

Anija është së njëjtës firmë me “Costa Concordia”-n, e cila u përmbys afër brigjeve italiane në janar, duke vrarë 32 persona.

Kompania mëmë “Costa Cruises” than ë një komunikatë se zjarri shpërtheu në dhomën e gjeneratorëve elektrikë. Kompania thotë se zjarri nuk u përhap dhe se nuk ka viktima apo të plagosur./Start/F. P/

                                                                                             2012-02-27 19:22
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›