Rasti ‘Klecka’ vijon sot procesi ndaj Fatmir Limaj
PRISHTINË- Gjykimi i deputetit Fatmir Limaj dhe nëntë ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës - që të gjithë të akuzuar për krime kundër popullatës civile gjatë luftës më 1999, në atë që njihet si "rasti Kleçka", vijon sot.
Gjatë seancës së sotme pritet të shqyrtohet sërish besueshmëria ose jo e provave të Agim Zogajt, i njohur si dëshmitari “X”.
Që në seancën e 6 shkurtit, mbrojtja e ka dorëzuar një dëshmi të një ekspertize grafologjike që ajo ka bërë lidhur me vërtetësinë e shkrimit të autorit në ditarin e dëshmitarit “X”.
Sipas mbrojtjes, në këtë analizë del se ditari mbi bazën e të cilit edhe është nisur i tërë rasti “Kleçka” është shkruar nga katër njerëz të ndryshëm dhe jo vetëm nga dëshmitari “X”, siç pretendohet.
Kurse trupi gjykues në rastin “Kleçka”, e ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes që prokurori Maorizio Salustro të ftohet në cilësinë e dëshmitarit, duke thënë se nuk janë përmbushur kushtet e nenit 158 të Kodit të Procedurës Penale.
Gjithashtu, trupi gjykues e ka refuzuar edhe kërkesën e prokurorit Salustro që deputeti Fatmir Limaj të dërgohet në paraburgim.
Zoti Limaj nuk e gëzon më imunitetin e deputetit, pas një interpretimi të Kushtetutës që Gjykata Kushtetuese i bëri më 20 shtator të 2011-ës, nëpërmjet të cilit të gjithë ligjvënësit u zhveshën nga imuniteti që gëzonin deri atëherë.
Nëntë ish-luftëtarëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të rastit ‘Klecka’, ngrihen akuza për “krimet e kryera ndaj civilëve dhe të burgosurve të luftës”.
(el.me/BalkanWeb)