E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, e përplas motorri, vdes kalimtari

ELBASAN-Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar sot në Elbasan.
Sot paradite në aksin rrugor Belsh-Krastë një motor ka përplasur një kalimtar. Si pasojë ka vdekur shtetasi Hysen Pepa, 54 vjec ndërsa është arrestuar si autor, Artur Kuqja 26 vjec.
Policia po heton rrethanat në të cilat ndodhi aksidenti.
Ngjarja e sotme pason atë të dy ditëve me parë në Pogradec, ku në aksin Pogradec-Bucimas mbeti i vdekur një kalimtar për shkak se e përplasi një automjet me targa Korce.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›