Dialogu Kosove-SerbiVetevendosja kërkonseancë urgjente
PRISHTINE- Lëvizja Vetëvendosje kërkon mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme për të diskutuar për bisedimet me Serbinë. Sipas RTK, Vetevendosje ka paraqitur pranë Kryesisë së Kuvendit kërkesën për seancë të jashtëzakonshme e cila do të mbahet sot më 4 mars, ku do të debatohet për dialogun Prishtinë-Beograd. “Qeveria e Kosovës e ka marrë me ngut çështjen e bisedimeve me Serbinë. Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri është emëruar udhëheqëse e ekipit negociator dhe ka nisur takimet e para me diplomatin Robert Kuper, të derguar nga shefja e diplomacise europiane Kethrin Ashton. Por këto bisedime filluan pas shpinës së Kuvendit të Kosovës, ku është e domosdoshme të diskutohet së pari, nëse negociatat duhet të ndodhin në parim, dhe, së dyti, nëse ato duhet të ndodhin në këtë mënyrë. Prandaj, kërkojmë një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit për të diskutuar për këto bisedime”, thuhet mes tjerash në komunikatën e Vetëvendosje.
(s.g/(BalkanWeb)
(s.g/(BalkanWeb)