E Diel, 1 Nëntor 2026

Regjistrimi me fe dhe etni Spahiu: Minë me sahat 75 shoqata peticion kundër

TIRANE-75 shoqata kulturore dhe atdhetare kanë përgatitur një peticion kundër anullimit të ligjit që favorizon ndërrimin e ligjit të gjendjes civile që favorizon ndërrrimin e kombësisë si dhe shpalljen e paligjshëm të formularit të regjistrimit me vetëdeklarim feje dhe etnie.

Sot shoqatat po shpalosën platformën etyre duke dalë hapur kështu kundër vendimit të qeverisë për regjistrimin e popullsisë mbi baza etnike dhe fetare. Në takim të pranishëm zv/kryetari i KLD, Kreshnik Spahiu dhe akademikë të shquar të vendit.
Në fjalën e tij, nënkryetari i KLD-së Kreshnik Spahiu ka deklaruar se regjistrimi i popullsisë duhet të nisë sa më parë por jo mbi baza etnike dhe fetare.

Në fjalën e tij në konferencën e mbajtur nga 75 shoqata kundër regjistrimit të popullsisë me baza etnike dhe fetare nënkryetari i KLD-së Spahiu theksoi se në qytetet ku ka ndarje të komuniteteve fetare një regjistrim mbi baza fetare do të ishte një minë me sahat për të prishur harmoninë mes banorëve.
“Në qytete që ka një ndarje të komuniteve fetare është e papranueshme të ndezësh një minë me sahat duke pasur parasysh që harmonia fetare ka ekzistuar deri më tani. Nuk duhet bërë një garë të komuniteteve fetare për të numëruar besimtarët pasi numërimi i besimtarëve nuk është detyrë e shtetit por i komuniteteve fetare” theksoi Spahiu.

Ai gjithashtu theksoi se është e rekomandueshme që shteti t`i përgjigjet standarteve të BE-së por edhe modelit të SHBA-së kur shteti e ka të ndalur t`i kërkojë qytetarëve të saj të deklarojnë nëse besojnë në zot pasi kjo është një çështje personale.

Sipas tij ky është një problem që lidhet me të drejtat themeluese të vendit dhe duhet të zgjidhet sa më shpejt, por jo me protesta sic tha ai, por me rrugë juridike.

“Organizatat ti zgjidhin këto jo me tubime por me rrugë juridike. Aktet e gjëndjeve civile duhet të hetohen, pasi nuk mund të lejojmë këtë për faktin se Shqipëria është një shtet unitar.

“Qytetarët janë detyruar të marrin karta të vendeve fqinje si pasojë e trazicionit përmes të cilit kaloi vendi. Kjo që po ndodh tani është një gjëndje tragjike por unë kam besim të plotë që me vulllnet politik dhe me bisedimi dhe strategji institucionale kjo do të zgjidhet” theksoi Spahiu.

Nga ana e tij, politikani i njohur Sabri Godo ka deklaruar se peticioni jo vetëm duhet nënshkruar, por duhet ti bëhet i ditur dhe Bashkimit Europian. Sipas Godos ndërkombëtarët duhet të jenë në dijeni se në Shqipëri po bëhen gjëra kundër vullnetit të popullit
Ai më tej akuzoi se qeveria greke po ndërhyn në punët e brendshme të Shqipërisë.

Në takimin e shoqatës “Fan Noli” kundër regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike dhe fetare, Godo u shpreh se deklaratat e Athinës tregojnë se ajo po ndërhyn në punët e brendshme të një vendi tjetër.
Duke iu referuar deklaratat e konsullit grek në Korçë, politikani Godo i cilësoi ato si jo personale por ato përkrahen në mënyrë inderekte nga qeveria greke.
“Grekët shikojnë se këtu ka një terren të përshtatshme për të bërë regjistrimin. Terreni është përgatitur prej 20 vitesh”, tha Godo.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›