Elbasan, e zë gjumi në makinë aksidentohet
Dy persona janë plagosur në një aksident të ndodhur në aksin rrugor Tiranë–Elbasan. Drejtuesi i automjetit për pak momente ka humbur vëmendjen nga rruga dhe për pasojë makina ka dalë nga aksi duke sjellë dhe aksidentin.
ELBASAN- Një aksident me pasojë plagosjen e dy shtetasve ka ndodhur mesditën e së martës në aksin rrugor Tiranë–Elbasan, në vendin e quajtur Gracen. Mjeti tip Benz me targë TR 9794 L, me drejtues shtetasin Ramazan Zaçe 63 vjeç, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe për pasojë është përplasur me një pishë. Menjëherë në vendin e ngjarjes ka shkuar policia e cila ka bërë të mundur transportimin e dy të aksidentuarve për në spitalin kirurgjik të Elbasanit. Në mjet bashkë me drejtuesin ndodhej edhe pasagjerja Zoe Gjata 56 vjeç, lindur e banuese në Tiranë. Të dy këta shetasit e plagosur ndodhen ne spitalin kirurgjik të Elbasanit, nga ku mësohet se është në gjendje kritike drejtuesi i mjetit, ndërsa 56 vjeçarja është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes ka konstatuar se drejtuesin e automjetit në momentin e aksidentit e ka zënë gjumi, e për pasojë ka humbur kontrollin e mjetit. (a.r/news24/balkanweb)