KLD shkarkon 3 gjyqtaret e Delijorgjit

Keshilli i Larte i Drejtesise ka shkarkuar nga detyra tre gjyqtaret qe ne vitin 2007 i dhane pafajesine Mihal Delijorgjit.
Lajmin e bejne te ditur burime prane KLD-se, sipas te cilave gjyqtaret e shkarkuar jane Shaqir Gradica, Naum Pejo dhe Ylli Mimika.
Dy vjet me pare ata e shpallen te pafajshem pronarin e fabrikes se Gerdecit per akuzen e evazionit fiskal.
Shkarkimi i tre gjyqtareve u be pas propozimit te ministrit te Drejtesise, Enkelejd Alibeaj.