E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gj.Apelit: Nard Ndoka kryetar legjitim i PDK-së

Gjykata e Apelit në Tiranë ka rrëzuar alibinë e Berishës për largimin e demokristianëve nga qeverisja. PDK bëri të ditur sot vendimin e dhënë nga trupi gjykues i bërëbërë nga tre anëtarë. 

TIRANË - Gjykata e Apelit ka rrezuar dje padinë e Anton Gurakuqit dhe pretendimet e tij se është kryetar i PDK-së. Në një njoftim të thënë sot nga PDK, trupi i gjykues, i përberë nga tre anëtarë, pasi mori në shqyrtim ankimimin e palës paditëse të përfaqësuar nga avokati Avni Shehu, hodhi poshtë pretendimet e palës paditëse dhe njohu legjitimitetin e Kongresit të jashtëzakonshëm të PDK-së të datës 03.06.2006, që zgjodhi kryetar, z. Nard Ndoka.
Të tre anëtarët që përbënin trupin gjykues, votuan pro këtij vendimi të formës së prerë, pasi pala paditëse nuk paraqiti asnjë argument ligjor, për të mbështetur pretendimet e saj. Ndërkaq trupi gjykues vlerësoi se i gjithë dokumentacioni i Kongresit, i regjistruar në gjykatë është në përputhje me ligjin për partitë politike.
Vendimi i djeshëm i Gjykatës së Apelit ka rrezuar gjithashtu edhe alibinë e përdorur nga kryeministri Berisha për të larguar demokristianët nga qeveria. Njohja Gjykata e Apelit legjitimitetit të PDK-së dhe të kryetarit të saj Nard Ndoka, ndërkaq u jep fund spekulimeve me emrin e PDK-së të individëve që nuk përfaqësojnë këtë parti, por që mbahen në poste të larta shtetërore, vetëm që të dëmtojnë imazhin dhe profilin politik të PDK-së.
PDK, duke përshëndetur paanshmërinë e gjykatës dhe respektimin e ligjit nga ana e trupit gjykues, vlerëson progresin që është bërë me pavarësinë e institucioneve tona të drejtësisë dhe garanton se edhe në të ardhmen do të mbështesë çdo përpjekje dhe reformë që garanton pavarësinë e sistemit të drejtësisë dhe zbatueshmërinë e ligjit në Shqipëri.
(a.s/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›