E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, era rrezon peme e shtylla

Stuhia qe perfshiu vendin mengjesin e te shtunes shkaktoi deme ne disa zona te vendit si pasoje e shkuljes se pemeve dhe denmtimit te shtyllave elektrike. Ne Elbasan, shkullja e nje peme, per pak sa nuk ka rene mbi nje shtepi, nderkohe qe ka rrezuar nje dyqan prane saj.  

"Era ishte shume e forte rrezoi plepin qe ra mbi dyqan duke shkaktuar deme. Vete ishim brenda. Nje llahtari e madhe, nje zhurme nje tronditje", shprehet nje prej banoreve. Nderkohe, disa shtylla elektrike jane keputur ne mes nga forca e madhe e eres, duke shkaktuar nderprerjen e furnizimit me energji.


Nepunesit e filialit te KESH-it kane nxituar te riparojne demet sapo reshjet dhe era e forte pushoi. Nje banor i zones tregon panikun e shkaktuar ne momentin kur era ka arritur kulmin e shpejtesise se saj. ‘’Po te vazhdonte akoma do kishte katastrofa edhe ne elektrik edhe ne baneasa. Femijet jane trembur te gjithe’’, shprehet nje tjeter banor.


Edhe ne Tirane, forca e eres ka qene e njejte. Ne ane te Lumit te Lanes, disa peme te medha jane shkulur duke rene ne ane te rruges. Deme nuk ka patur, pasi pemat nuk kane zene rrugen por kane rene pergjate skarpates se lumit.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›