Berisha takim me homologun maqedonas
Kryeministri Berisha, i cili ndodhet në Shkup për të marrë pjesë në veprimtaritë festive me rastin e 100 vjetorit të Kongresit të Manastirit është takuar edhe me homologun tij maqedonas. Në takim u theksua nevoja e bashkëpunimit midis vendeve.
SHKUP- Kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski ka pritur sot në një takim kryeministrin e Shqipërisë Sali Berisha. Në takimin e përbashkët në Shkup, mdis dy kryeministrave u theksua nevoja e bashkëpunimit të mëtejshëm midis vendeve.
Në takim u konstatuan marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve, si dhe u diskutua rreth mundësive për intensifikimin dhe thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh dhe atë rajonal. Në bisedimet e tyre, dy kryeministrat u ndalën veçanërisht në zhvillimin e projekteve konkrete që zgjerojnë bashkëpunimin mes dy vendeve. Kryeministri Berisha u shpreh se “një nga lajmet më pozitive që del nga ky takim është se të dy qeveritë do fillojnë ndërtimin e lidhjes hekurudhore mes dy vendeve. Qeveria maqedonase është marrë me përcaktimin e trasesë dhe shpronësimet, ndërsa Shqipëria ka tre-katër kilometra të mbetura dhe ne do përpiqemi që brenda vitit 2009 ta kompletojmë detyrimin tonë.” Gjatë takimit, të dy palët shprehen interesin e tyre për një bashkëpunim të gjerë në të gjitha fushat, në luftën kundër kriminalitetit, përgatitjen e një kuadri të ri ligjor, për një marrëveshje të re për menaxhimin e ujërave të përbashkëta, mbrojtjen e tyre, kontrollin e integruar të kufijve, pikat e reja doganore etj.. Kryeministri Berisha, duke shfrytëzuar këtë takim, i shprehu Kryeministrit Gruevski falënderimet për ceremoninë që organizohet sot në kryeqytetin e Maqedonisë për një nga ngjarjet më të mëdha e më rrezatuese në historinë e kombit shqiptar, 100 vjetorin e Kongresit të Manastirit dhe alfabetit shqiptar
Berisha, ndodhet në Shkup për të marrë pjesë në veprimtaritë festive me rastin e 100 vjetorit të Kongresit të Manastirit.
(a.r/balkanweb)