Greqi, arrestohet një nga tre shqiptarët e arratisur
Është arrestuar ditën e sotme njeri prej tre shqiptarëve të arratisur mëngjesin e djeshëm nga rajoni i policisë në Thiva të Greqisë. Tre të arratisurit i përkasin një grupi prej 11 personash, të arrestuar për vjedhje të ndryshme në Greqinë qendrore.
GREQI- Policia greke ka arrestuar sot një nga tre shqiptarët e arratisur dje nga burgi i Thivas. Nuk bëhet i ditur emri i të arrestuarit, por vetëm mosha e tij, e cila është rreth 26 vjeç. Tre shtetasit shqiptarë që ishin arrestuar për akuzën e vjedhjeve, u arratisen dje në mëngjes nga dhomat e paraburgimit në rajonin e policisë në Thiva. Sipas deklaratës për shtyp të Drejtorisë së Policisë, tre personat ishin transferuar në rajonin e policisë prej ditës së mërkurë dhe do të çoheshin në Prokurorinë e qytetit për tju dhënë dënimi, ndaj veprave penale që kishin kryer. Detaje të hollësishme për mënyrën e arratisjes së tyre nuk janë dhënë, por thuhet se ata kanë prerë hekurat e dritares së qelisë me një sharrë të vogël hekuri, e cila nuk dihet se si ka mbërritur në duart e tyre. Ministri i Brendshëm grek Prokopis Pavllopulos, urdhëroi hapjen e menjëhershme të hetimeve, ndërsa shkarkoi nga detyra shefin e rajonit dhe oficerin e rojës. Madje organet greke kanë urdhëruar menjëherë hapjen e një hetimi përkatës për katër policët e shërbimit, ndaj të cilëve tashmë rëndon akuza e moskryerjes së detyrës. Sipas mediave greke tre të arratisurit i përkaisin një grupi prej 11 personash të gjithë shqiptarë, të arrestuar për vjedhje të ndryshme dhe bastisje në zonën e Greqisë qendrore. (a.r/news24/balkanweb)