E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, gjendet 14 vjeçari i humbur 8 ditë më parë

Policia e Vlorës në bashkëpunim me atë të Durrësit ka bërë të mundur gjetjen e 14 vjeçarit me iniciale E.F, i cili humbi 8 ditë më parë. Shkak i largimit të tij nga shtëpia u bë pasi atë e akuzuan për disa para të humbura në shkollë ku ai mësonte. 

DURRËS- Gjendet në Vlorë, 14-vjeçari që humbi 8 ditë më parë në Durrës. 14-vjeçari me iniciale E.F, u gjet mëngjesin e sotëm në rrugët e Vlorës nga policia e këtij qyteti. Ndërkohë mësohet se blutë e Durrësit pas sinjalizimeve që kishin marrë për një vendodhje të mundshme të të miturit në Vlorë, kishin lajmëruar kolegët e tyre dhe në këtë mënyrë është bërë e mundur gjetja e 14-vjeçarit. Shkak i largimit të E.F nga shtëpia e tij në Durrës u bë debati për disa para të humbura që zhvillohej në shkollën 9-vjeçare ‘Nënë Tereza’, ku ishte nxënës dhe E.F. Nxënësit e klasës kishin mbledhur një shumë parash për të paguar rojen e shkollës, por duket se këto para kishin humbur dhe gishti i drejtuar mbi 14-vjeçarin ka ndikuar psikologjikisht tek ai. Para se të largohej nga banesa 14 vjeçari kishte lënë një letër të shkruajtur ku i kërkonte prindërve të mos shqetësoheshin. Ne polici prindërit e djalit qe braktisi familjen dhe shkollën denoncuan drejtorin e shkollës dhe bënë apel në televizionin “News24” që djali të kthehej në shtëpi. Policia e Durrësit konfirmoi se gjendja e djalit është e mirë ndërsa po hetojnë rrethanat e qëndrimit të tij në Vlorë. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›