E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Jo konsensus qeverisë për Reformën në Drejtësi

Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama, në takimin me anëtarë të Asamblesë Kombëtare, paralajmëroi se PS nuk do të japë konsensus për Reformën në Drejtësi. Rama tha se kryeministri Berisha ka konflikt me drejtësinë shqiptare. 

ELBASAN- Forumi i Lartë Drejtues i Socialistëve, i mbledhur në qytetin e Elbasanit mori në analizë të detajuar raportin e progresit që Bashkimi Evropian publikoi pak ditë më parë. Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, duke cituar raportin nënvizoi vlerësimet që BE-ja jep për kontributin që Partia Socialiste dha për Reformën Zgjedhore. I mbështetur në këtë pikë për herë të parë Rama foli edhe për kundërshtimin e disa prej partive të vogla ndaj Kodit të ri, i zgjedhur tashmë dhe i miratuar nga Kuvendi.
Në fjalën e tij në këtë Forum, kryesocialisti Rama u shpreh se “nuk i jemi përgjigjur dhe asnjëher nuk do ti përgjigjemi me të njëjtën frymë këtyre sulmeve, të cilat i konsiderojmë të padenja për Europën ku ne duam të integrojmë vendin”.
”Mllefi nuk është alternative, mllefi nuk është program politik, ne do të vazhdojmë të jemi fuqia e ndryshimit përditë e më shumë për politikën shqiptare”, tha Rama.
Rama nuk kurseu kritikat për etikën e disa prej parlamentarëve të partive të vogla. Por, ndërsa siguroi angazhimin serioz të Partisë Socialiste për zbatimin e Kodit të ri Zgjedhor përpara anëtarëve të Asamblesë Kombëtare, Rama paralajmëroi se PS-ja nuk do të japë konsensus për Reformën në Drejtësi. Arsyeja e vetme sipas Ramës lidhet me tragjedinë e Gërdecit dhe lidhjen direket që kryeministri Berisha ka me korrupsionin dhe konfliktin e interesit me drejtësinë shqiptare.
”Në rastin e Reformës në Drejtësi, nuk ka interes reciprok, për shkak se ne jemi të interesuar ti japin Shqipërisë dhe shqiptarëve një Reformë e cila të garantojë më shumë pavarësi dhe më shumë efekshmëri të Sistemit Gjyqësor, ndërkohë që Sali Berisha është i interesuar kundër pavarësi dhe efekshmërisë së Sistemit Gjyqësor, me të cilin kryeministri i Shqipërisë, klani i tij, qeveria e tij kanë një konflikt të hapur interesi”, përfundoi kryesocialisti Rama.
(a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›