PSV-’91, Koci: Statuti i PS lejon Ramën të rikandidojë
Themeluesi i Partia Socialiste e Vërtetë-91, (PSV-’91) Petro Koci theksoi se statuti i PS e lejon Edi Ramën të rikandidojë për kreun e PS, duke hedhur poshte keshtu shumë zëra që e kundërshtojnë këtë kandidim
TIRANE-Themeluesi i Partia Socialiste e Vërtetë-91, (PSV-’91) Petro Koci u shpreh sot se po pret me interes Kongresin e Jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste (PS) ku do të vendoset për kryetarin e ardhshëm të kësaj partie. Në një prononcim për mediat, Koci, një nda ish-deputetët socialiste theksoi se statuti i PS e lejon Edi Ramën të rikandidojë për kreun e PS, duke dalë kështu kundër shumë zërave brenda partisë socialiste që e kundërshtojnë këtë kandidim. Koci u shpreh gjithashtu se pret një platformë ribashkimi nga PS si dhe një analizë të hollësishme. Sipas tij, kjo është kryesore për momentin, duke renditur dytësore për nga rëndësia, garën për kryetar të socialistëve që po përflitet më së shumti kohët e fundit.
Ne zgjedhjet e 28 Qershorit, PSV-91 garoi ne kolaicion me Levizjen Socialiste per Integrim te Ilir Metes.
(d.b/BalkanWeb)