E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, flakët djegin sipërfaqe të tëra me pisha

ELBASAN- Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë prej paradites së sotme fshatin Shushicë në Elbasan.

Flakët e zjarrit kanë përfshirë fillimisht një sipërfaqe pyjore me pisha, ndërkohë që i favorizuar edhe nga era e fortë, zjarri është përhapur me shpejtësi duke përbërë rrezik edhe për një lagje të kësaj zone dhe për një shkollë.

Në vendngjarje kanë mbërritur dy mjete zjarrfikëse, njëra prej të cilave është përqëndruar pikërisht në zonën e banuar, duke u përpjekur që të mbajë larg vatrën e zjarrit. Nuk dihet ende shkaku i rënies së zjarrit.
(s.g/NEWS24/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›