E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wikileaks, Topi: Do flas një herë tjetër, Berisha: Si shtypi shqiptar

TIRANE- Presidenti Topi nuk ka pranuar të japë sot opinionin e tij publik në lidhje me publikimet e kabllogrameve të Wikileaks, duke lënë të hapur mundësinë e të folurit në një ditë tjetër.

I pranishëm në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin e Hondurasit, Porfirio Lobo Sosa, i cili ndodhet për vizitë në Tiranë, pyetjes së gazetarëve se çmendim kishte për kabllogramet e publikuara nga Wikileaks, presidenti Topi iu përgjigj.

“Nuk dua te krijoj asnjë klimë ofeze , e respektoj por takimi i sotëm na imponon t’i largohemi me vullnet që të mos përgjigjemi sot për këtë çështje, por le të hapur që ditët në vazhdim të bëjme komentet tona... takimi i sotëm është shumë specifik.”- deklaroi presidenti Topi.

Presidenti Topi është përmendur shpesh në kabllogramet që ambasdori Withers, dhe zyrtarët e tjerë të lartë të ambasadës amerikanë kanë përcjellë në Departamentin Amerikan të Shtetit. Kabllogramet u bënë publike nga Wikileaks.
Berisha
Nga ana e tij kryeministri Berisha i ka cilësuar kabllogramet e Wikileaks, si “pasqyrë e përditshme e shtypit shqiptar”.
“Çfarë t’ju them për Wikileaks? Ajo që u këshilloj është t’i lexoni sa më shumë”- u tha gazetarëve kryeministri duke shtuar se “Kam getur aty një pasqyrë të shtypit të përditshëm shqiptar të akuzave e ndëerakuzave të ndërsjellta që forcat politike i adresojnë njëra tjetrës.”

Sipas kryeministrit Asanzhe , themeluesi i faqes online më të përfolur dhe më të klikuar kohët e fundit ka bërë vjedhje “ Unë e kam shprehur dhe një herë, Asanazhe është një arsen Lupen i kohrave moderne. Ka bërë një vjedhje e kjo nuk ndryshon, nëpërmjet një operacioni të paligjshmë ka ndërhyë në kodet e transmetimit të SHBA “

“Një pasqyrë e përditshme e shtypit shqiptar, jo tërësisht e plotë... por aty afër”- nënvizoi më tej kryeministri duke garantuar se “marrëdhëniet me SHBA nuk ndryshojnë dhe se vlersimi për Arvizu është i palëkundur”. Kryeministri nuk bëri asnjë koment për ish- ambasadorin amerikan, Withers, të cilat i përkasin pjesa më e madhe e kabllogrameve drejtuar DASH.
(s.g/balkanWeb) Lidhje te tjera Wikileaks: Topi, Presidenti, i vetmuar në krye VIDEO: Topi: Për Wikileaks do flas një herë tjetër

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›