E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia: Jo nëpunës kosovarë në Bërnjakë e Jarinjë

BEOGRAD- Pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për vulat me ndërmjetësimin e BE-së, Serbia ka paralajmëruar dje se nuk do të pranojë nëpunës kosovarë në dy pikat kufitare doganore në veri të Kosovës. Kryetari i delegacionit serb për bisedimet, Borislav Stefanoviç tha se "punësimi i nëpunësve kosovarë në pikat doganore të Jarinjës dhe Bërnjakut është i papranueshëm për Serbinë", citon agjencia serbe Beta. Marrëveshja e vulave parashikon një vulë më neutrale të pranueshme për të dyja palët me mbishkrimin "dogana e Kosovës".

Sipas marrëveshjes së re pritet heqja e embargos për qarkullimin e mallrave nga të dyja palët brenda pak ditësh. Sipas Stefanovic, marreveshjet e arritura ne Bruksel nuk kishin të bënin me statusin e Kosoves pasi sipas tij vulat dhe dokumentacioni doganor janë neutralë ndaj statusit.

Marrëveshja e arritur të premten në Bruksel ndërmjet përfaqësuesve të Prishtinës dhe atyre të Beogradit, ku Serbia pranoi vulat e Kosovës pa elemente shtetërore në to, ka ngjallur reagime të shumta nga të dyja anët.

Në Prishtinë thonë se Qeveria e Kosovës me këtë marrëveshje ka shkelur sovranitetin e shtetit, është degraduar dhe madje ka kthyer kohën siç ishte para shpalljes së pavarësisë në periudhën e ish- administratës ndërkombëtare të UNMIK-ut. Ndërsa në Beograd thonë se Serbia me këtë marrëveshje po i afrohet njohjes së shtetit të Kosovës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›