Shqipëri- Honduras, bashkë për promovimin e njohjes së Kosovës
TIRANE- Thellimi i bashkëpunimit dhe angazhimi në procesin e zgjerimit të njohjes së pavarësisë së Kosovës nga shtete të tjera është rezultati i vizitës 8 orëshe që Presidenti i Republikës së Hondurasit zhvillon sot në Tiranë.
"Edhe pse të dy vendet tona janë larg gjeografikisht, kjo distancë nuk mund të shihet si pengesë për të ndërtuar marrëdhënie të mira bilaterale dhe multilaterale. Raportet diplomatike mes vendeve janë dinamike", vlerësuan presidentët e dy vendeve.
Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Hondarasit do të nisin punën për hartimin e marrëveshjeve në të gjitha fushat, në mënyrë që të plotësojmë sa ma shpejt infrastrukturën më solide në bashkëpunimin mes dy vendeve.
Kreu i shtetit të Hondurasit, Porfirio Lobo Sosa erdhi në Tiranë, pas një vizite në Prishtinë, ndërkohë që në Shqipëri vazhdon takimet me autoritetet më të larta shtetërore. Sosa mbërriti në aeroportin e Rinasit mëngjesin e sotëm dhe më pas u prit nga homologu shqiptar, Bamir Topi.
TOPI- SOSA
Në një konference të përbashkët për shtyp pas takimit me dyer të mbyllura, Presidenti Topi dhe homologu i tij shprehën angazhimin për rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve i cili së shpejti do pasohet me hapjen e konsullatave reciproke në të dy vendet.
"Ngritja e konsulltave të nderit në të dy vendet do të ishte një hap i parë për rritjen e mëtejshme të bashkëpunimit", tha Topi, i cili informoi mediat se bashkëpunimi ekonomik ishte një ndër çështet kyçe të bisedës me z. Sosa, sikurse dhe bashkëpunimi kulturor dhe ai në fushën e turizmit ishin në vëmendje të të dy palëve.
Në emër të shtetit të Shqipërisë, Topi i shprehu mirënjohjen homologut nga Hondurasi për angazhimin e tij për njohjen e shtetit të Kosovës.
Nga ana e tij, Presidenti i Hondurasit, Porfirio Lobo Sosa tha se do të angazhohej për rritjen e bashkëpunimit me Shqipërinë. "Kemi patur mundësinë të admirojmë dinamiken e shpejtë të zhvillimeve politike dhe ekonomike të Shqipërisë dhe për këtë ju përgëzojmë", u shpreh Sosa.
Lidhur me çështjen e Kosovës, duke e kosnideruar si një të drejtë legjitime, të drejtën e popullit të Kosovës për të jetuar në liri, pavarësi dhe sovranitet, Sosa deklaroi se në takimin e ardhshëm të vendeve të Amerikës Qendrore do të kërkohet çështja e njohjes së shtetit të Kosovës nga të gjitha vendet anëtare të AM-së.
Në këtë drejtim, Presidenti Topi shtoi se institucionet e qeverisë shqiptare kanë një metodologji të qartë të lobimit në të gjitha takimet e tyre bilaterale dhe multilaterale për njohje e shtetit të Kosovës.
Topi solli në vëmendje samitin e UNESKO-s që u zhvillua këtë javë në Serbi me pjesëmarrjne e krerëve të shteteve të Evropës Juglindore dhe ku Kosova nuk ishte e pranishme. "Në takimin me presidentin e Serbisë, Boris Tadiç i shpreha ketij të fundit shqetësimin se nuk ka asnjë lloj sensi që të shmanget Kosova nga dialogu politik rajonal, nga shkëmbimet dhe të gjitha ato tema të rëndësishme rajonale", tha Presidenti Topi, ndërsa shtoi se "ne e konsiderojmë çështje kohe dhe besojme që edhe ato faktorë që janë sot pengues do të ndërgjegjsohen që Kosova të jetë pjesë e rëndësishme e rajonit".
SOSA TAKON BERISHEN
Në takim me kryeministrin Berisha, kreu i shtetit të Hondurasit u njoh me potencialet që ofron Shqipëria për biznesin e vendit të tij dhe më gjerë." Berisha vlerësoi gjithashtu qëndrimin miqësor të shtetit të Hondurasit ndaj shqiptarëve në përgjithësi, veçanërisht ndaj Kosovës, duke njohur dhe pavarësinë e saj.
Ndërkohë Presidenti i Hondurasit Porfirio Lobo Sosa, u shpreh se vlerësojmë lart zhvillimet e shpejta në Shqipëri dhe shumë shpejt do të kurorëzohet aspirata që i gjithë populli të jetojë në kushte sa më të mira.
Presidenti Sosa mbështeti gjithashtu reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare në kuadër të zhvillimit ekonomik. "Ne vlerësojmë punën e bërë nga qeveria e Shqipërisë për zhvillimin e vendit dhe sektorëve që më parë nuk kanë patur zhvillimin e duhur siç mund të jetë sektori energjetik", deklaroi Sosa.
Po ashtu Presidenti Sosa mori angazhimin që në të gjitha aktivitetet e tij ndërkombëtare do të kërkojë njohjen e shtetit të Kososvës. "Jemi në të njëjtën rrugë që Kosova shumë shpejt ata që nuk e kanë njohur të bëjnë njohjen zyrtare të Kosovës. E drejta për të qënë të lirë është e panegociueshme", tha ai.
Gjatë qëndrimit do ketë takime dhe me kryetarja e parlamentit, Jozefina Topalli,kryebashkiakun e Tiranës, Lulzim Basha dhe kreun e PS-se Edi Rama. Vizitës së presidentit të Hondurasit i paraprin ajo në Prishtinë në datën 3 shtator, ku u takua me drejtuesit më të lartë të shtetit të Kosovës.
(s.g/balkanWeb)