E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, të rinjtë duan të ikin nga vendi, shkak kriza

ATHINE- Rreth 75% e të rinjve duan të ikin nga Greqia. Ankthi i papunësisë i bën ata të hedhin sytë jashtë vendit, si e vetmja zgjidhje për një të ardhme më të mire.

Në një kohë kur papunësia po rritet në mënyrë të shfrenuar në Greqi, njerëzit kërkojnë mundësi të reja dhe një prej tyre është largimi jashtë vendit për një të ardhme më të mirë.

4 nga 10 grekë sipas sondazheve, janë gati për të ikur, nëse u jepet mundësia.

Tek të rinjtë e moshës 18-24, të cilët janë të prekur veçanërisht nga papunësia, shifra është 75%, ndërsa në grupmoshën 25-44, norma është 50%.

Edhe vetë prindërit, në masën 53% thonë se duan që fëmijët e tyre të ikin nga Greqia.
(Anila Jole/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›