Elbasan, fshati Kuqan prej 5 ditësh pa ujë

Fshati Kuqan në rrethin e Elbasanit, vuan mungesën e ujit të pijshëm dhe mungesën e energjisë elektrike.
Prej 5 ditësh banorët e këtij fshati nuk kanë ujë të pijshëm, ndërsa prej 3 orësh ata janë pa energji elektrike. Fshati Kuqan, ndodhet në Komunën e Shirgjanit të rrethit të Elbasanit.
Ndërsa nuk dihen shkaqet e ndërprerjes së ujit të pijshëm dhe energjisë elektrike në këtë fshat. Nuk ka ende asnjë reagim nga përfaqësuesit e institucioneve përkatëse.