Elbasan, fuoristrada del nga rruga, 7 të plagosur
ELBASAN- 7 persona kanë mbetur të plagosur në një aksident të ndodhur pasditen e sotme në fshatin Zavalinë të Elbasanit.
Mësohet se mjeti tip fuoristradë me targa Gramshi teksa udhëtonte në aksin Zavalinë-Gjinër ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në anë të rrugës.
Ndërkohë që bilanci flet për 7 persona të plagosur, mes të cilëve disa janë në gjendje të rënde.
Kanë qenë kalimtarët e rastit ata që kanë njoftuar forcat e policisë, ndërsa kanë dërguar të plagosurit drejt spitalit.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)