Ku kanë përfunduar paratë e Amy Winehouse?!
ANGLI- Amy Winehouse vdiq, por ajo që ka ngjallur më së fundi kureshtjen e publikut dhe qindra fansave të saj janë të dhënat më të fundit dhe dyshimet që hidhen mbi fatin e pasurisë së këngëtares.
Pak ditë më parë mediat kanë publikuar pasqyrën e llogarisë bankare të këngëtares, e cila tronditi mbarë opinionin publik me vdekjen e saj të paritur këtë verë.
Sipas dy kompanive që menaxhonin pasurinë e yllit të pop-it, Amy ka lënë vetëm 2 milion sterlina, pavarësisht se në vitin 2008 ajo figuronte në mesin e personave më të pasur të Anglisë me një kapital prej 10 milion paundësh, me prespektivë që brenda vitit kjo shifër të shkonte deri në 15 milion sterlina.
Në janar të 2009 Sunday Times njoftoi thashethemet se ylli, e cila interpretoi Back to Black i ka kërkuar të atit, Mitch Winehouse që ai të merrej me menaxhimin e parave të saj. Nga kjo periudhë prestigjozja Times thekson se pasuria e e këngëtares filloi të zbresë deri sa arriti në shifrën 2 milion sterlina.
Hipotezat më të mundshme në lidhje me pasurinë e Amy-t, lidhen me stilin e saj të jetesës, paksa të ‘shthurur’, e cila mund ta ketë dërguar këngëtaren që të shpenzojë të gjitha paratë e ssaj. Gjithashtu, pas suksesit në mbarë botën të albumit të tij të dytë në vitin 2007, Amy nuk kishte prodhuar suksese të reja, ndërsa e ardhmja e saj si këngëtare u shkatërrua për shkak të problemeve personale me pijen dhe alkolin, ndaj ajo nuk mund të ofronte koncerte që do i silllnin të ardhura të majme si dikur.
(e.m/BalkanWeb)