Debati per SHISH PS Sherbimi 7 vjet jashte kontrollit

Bashkë me opozitën rikthehet në Kuvend dhe debati për SHISH. Deputetet e majtë akuzojnë qeverinë dhe legjislativin se ka lënë jashtë kontrollit Shërbimin Informativ Shtetëror. Qëllimi i kësaj neglizhence që zgjat prej 7 vitesh sipas deputetit Pirro Lutaj është asgjësimi i Shërmbimit dhe largimi i kreut të tij.
"Është e rëndë për ta thënë por SHISH nuk është kontrolluar nga Parlamenti dhe institucioni përkatës që ka Parlamenti, që është komisioni i sigurisë, gjatë gjithë aktivitetit të tij prej 6-7 vjetësh. Kjo për mendimin tim është bërë për shkak të neglizhencës tashmë të deklaruar të maxhorancës për tu mar me SHISH në mënyrë institucionale. Kjo maxhorancë e ka fokusuar vetëm për ta prishur dhe denigruar SHISH-in", tha Pirro Lutaj, deputet i PS.
Ndërkohë maxhoranca u ka kujtuar socialistëve ligjin që do të rregullonte funksionimin e SHISH, të cilin me këmbëngulje ata refuzuan ta miratojnë. Kryetari i komisionit të sigurisë kombëtare, ku u zhvillua i gjithe debati për kontrollin e sigurisë në vend, Leonard Demi kujtoi gjithashtu raportimin e klasifikuar të Bahri Shaqirit një vit më parë, i cili u dekonspirua nga deputetet në sallë. "Jam i detyruar të të them se ligjin për kontrollin e shërbimeve informative e ka kërkuar maxhoranca", tha Demi.
Opozita kërkoi që projektligji për mbikëqyrjen parlamentare të SHISH-it të diskutohet në seancë plenare, si dhe raportimin në komision i disa ministra në lidhje me sigurinë. Ndër to, ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto, ministri i Brendshëm Bujar Nishani dhe ministri i Drejtësisë Eduart Halimi.
Elona Gjylmi