E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fratini e Lambrinidis me 12 shtator në Tiranë, për të nxitur dialogun politik

TIRANË- Ministri i jashtëm italian Franco Frattini dhe ai grek Stavros Lambrinidis, pritet të vizotojnë Tiranën më 12 shtator në një mision të përbashkët të koordinuar me Brukselin.

Synimi i vizitës së zyrtarëve të lartë mësohet të jetë nxitja e dialogut në vend dhe përshpejtimit të reformave të nevojshmë për pëparimin e vendit në procesin e integrimit.

Gjatë vizitës së tyre në Shqipëri dy ministrat e jashtëm do të shoqërohen gjatë takimeve të tyre në Tiranë nga ambasadori i deelegacionit të Bashkimit europian Etore Sequi.

Treshja europiane pritet të ketë bisedime me Presidentin Bamir Topi, kryeministrin Sali Berisha e Ministrin e Jashtëm Edmond Haxhinasto si dhe me kreun e opozitës Edi Rama.

Misioni në Tiranë vjen në një moment kur Shqipëria do të duhet të kalojë një tjetër provë të Brukselit. Në muajin tetor Komisioni europian pritet të publikojë raportin e tij të vlerësimit mbi ecurinë e vendit si dhe të japë opinionin mbi kërkesën për statusin e vendit kandidat. Një kërkesë e cila u refuzua vitin e shkuar.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›