Elbasan, futbolli fut në sherr këshillin bashkiak
Ndërsa futbolli elbasanas është në prag falimenti, qeverisja vendore po përpiqet të dalë nga situata, para se Kontrolli i Lartë i Shtetit të deklarojë kapitullimin pa kushte të Sh.a. Elbasanit. Diskutimi i djeshëm në këshillin bashkiak për përdorimin e fondeve bashkiake, ka krijuar debate të ashpra mes këshilltarëve. Tepër i ashpër ishte dueli mes deputetit të PD-së Luçiano Boçi dhe kryebashkiakut Qazim Sejdini. Ndërsa i pari ka kërkuar transparencë të fondeve të përdorura nga bashkia për klubin, i dyti ka kërkuar komision hetimor nga ky këshill për të bërë këtë transparencë dhe për të marrë vendimin për kapitalizimin e fondeve. Kërkesa drejtuar Këshillit Bashkiak mbi kapitalizmin e aksioneve të bashkisë te “K.F. Elbasani" ka ngjallur debate midis të djathtëve e të majtëve. Këto zgjatën disa orë dhe u shoqëruan me akuza mes palëve.
Aktualisht “sh.a.”-ja përbëhet nga tre ortakë: Bashkia e Elbasanit dhe Arben Laze (president), Gentian çërraga. Bashkia e Elbasanit në shoqëri kap vlerën e 46% të aksioneve, ndërsa ortakët Laze e çërraga me 54%. Kryebashkiaku Sejdini i ka njohur këshilltarët me kërkesën për likuidim të “K.F. Elbasani sh.a.”, pasi në tri vitet e fundit ajo ka rezultuar me humbje.
#