E Diel, 1 Nëntor 2026

Pas operacionit në kokë rikthehet në fushën e blertë romanisti Kristian Kivu

Rikthehet për të luajtur 77 ditë pas operacionit në kokë që i vuri në pikëpyetje dhe karrierën e tij, futbollisti i Romës, Kristian Kivu. Ekipi i Romës luan sot kundër Bolonjës, në fushën e kësaj të fundit. Kivu do të luajë me një kasketë të bërë enkas për të. Ai do të fillojë ndeshjen në formacionin bazë dhe pritet të luajë që në fillim të ndeshjes. Ndërkohë ekipi i kryeqytetas do luajë me 3 sulmues, Toni, Vuçiniç dhe Menez. Këtij ekipi i duhet një fitore që të vazhdojë të shpresojë tek titulli i Seria A. Trajneri i saj, Klaudio Ranieri, në komunikimin e tij për mediat, tha se shpreson në ndonjë gabim të mundshëm të dy ekipeve të kreut, Interit dhe Milanit, që ekipi që ai drejton të ketë akoma një shans për titull. Por, më parë ekipi i Romës duhet të kalojë pengesën Bolonja, që po lufton për rënien nga kategoria, në serinë B.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›